Fotografi nga Sarajeva triumfon në “PreFoto”

20 Nëntor 2016 - 19:35      

Fotografia e Mehmet Skopjak nga Sarajeva është zgjedhur më e mira në edicionin e gjashtë të Festivalit ndërkombëtar të fotografisë në Preshevë, i njohur si "PreFoto", që u vlerësua si një institucion i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Pretendentë për këtë çmim ishin 70 fotografë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Çmimi i dytë i takoi Sergjan Dungjeroviqit ndërsa çmimi i tretë Jetmir Durakut nga Kosova.

Kurse, çmimin special e fitoi Alba Baholli nga Shqipëria. Fituesi i çmimit kryesor, Mehmet Skopjak, tha se ky është çmimi i parë i tij që e fiton në regjion.

“Vetë fakti që kam ardhur këtu dhe që më kanë mirëpritur shumë mirë, kam konkurruar me fotografinë time, e cila doli fituese dhe pranova çmimin nga kolegu im dhe se ky është çmimi i parë në regjion”, tha ai.

Drejtori artistik i festivalit, Edon Agushi deklaroi se PreFoto po arrin ta promovojë Preshevën nëpërmjet fotografisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...