Vogëlushja Klesta Qehaja sot përfaqëson shqiptarët në Junior Eurovision

20 Nëntor 2016 - 13:23      

Sonte do të përfundojë pritja për Klesta Qehanë, dhe për popullin shqiptar që e përcjellë rrugëtimin e saj në garën Junior Eurovision.

Klesta do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë garë, e cila mbahet sot, e ku Klesta do të këndojë e treta në mesin e 17-të shteteve pjesëmarrëse.

Festivali mbahet në ora 16:00, ndërsa ky është edicioni i 14-të i garës së Eurovizionit për më të vegjlit. Qipro, Izraeli dhe Polonia rikthehen në këtë edicion pasi kishin munguar vitin e kaluar.

Në bazë të basteve e komenteve, Klesta mund të futet në pesëshen më të mirë. Veçohet zëri i saj ndërsa komentohet se ka ngecje në paraqitjen skenike, në të cilën do të duhej të punohej më shumë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...