Filmi “Babai”, në garën kryesore në Nuovo Cinema Europa Festival

20 Nëntor 2016 - 12:52      

Filmi “Babai”, me regji të Visar Morinës, siç transmeton KultPlus, është një nga katër filmat që këtë vit konkurron për Çmimin e Jurisë dhe atë të publikut në Nuovo Cinema Europa Festival.

Edicioni i shtatë i festivalit do të nisë me 21 nëntor në Genoa të Italisë, ndërsa ndahet në gjithsej dy kategori dhe tetë filma.

Filmi bën fjalë për personazhin Nori (Val Maloku) i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Krahas filmit “Babai”, në garë për festival janë edhe “Brooklyn” nga Pascal Tessaud, “Murderous Tales” nga Jan Bubenicek dhe “One of us” nga Stephan Richter.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...