Kur Leonard Coheni e mposhti errësirën

20 Nëntor 2016 - 12:49      

Më 7 shkurt të vitit 1999, një gazetar që shkruante për gazetën indiane “The Times of India” kishte raportuar që shkurtimisht qe takuar me Leonard Cohenin në një “hotel të profilit të ulët në qendër” në mes të Mumbait.

Këngëtari, kompozitori e poeti kanadez, siç shkruante gazetari, “ishte materializuar në mënyrë magjike” në sallën kryesore të hotelit. Cohen, “me flokët e qethur shkurt”, kishte veshur “një kostum mbrëmjeje të zi ‘Armani’, një këmishë mëndafshi ngjyrë hiri dhe kishte një cigare që ndriçonte tek e lëvizte midis gishtave”, përcjell Koha Ditore.

Ai jetonte në hotel për më shumë se dy javë, dhe stafi ishte e qartë që nuk e dinte se mysafiri i tyre ishte një prej muzikantëve më të mëdhenj të botës.

I quajtur “kryeprift” dhe “kumbara i errësirës” për këngët e tij kryesisht të zymta, Cohen ka vdekur javën e kaluar, në moshën 82-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Pasi kishte kaluar gjashtë vjet në një manastir rigoroz budist në Californi dhe tre vjet pasi që ishte bërë murg, Cohen, 64 vjeç, ishte duke luftuar me depresionin akut..... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...