Foto: Koha

Objekti që ruan frymën evropiane të Mitrovicës

20 Nëntor 2016 - 10:25      

E mbizotëron hapësirën në qendër të qytetit të Mitrovicës, edhe tash kur aty është bërë shesh. Është i hijshëm dhe i rri bukur këtij vendi. E ka të shkruar në dy vende vitin e ndërtimit, prandaj s’ka kontestim se kur u ndërtua ky objekt. Është i vitit 1928.

Një fotografi e vitit 1960, që ka në fokus tashmë monumentin e mbrojtur me ligj, e shpërfaq qytetin e Mitrovicës me një pamje krejt ndryshe nga ajo që ka sot. Dy zonja që kalojnë midis rrugës me kalldrëm, tre burra prej të cilëve njëri me plis, një veturë e tipit “Fiqë” janë detaje që shihen në fotografi, shkruan sot Koha Ditore.

Por në objektin - që ka në cirilikë të shkruar “Hotel Jadran” në të dy anët e tij - s’ka ndonjë ndryshim. Vërehet se pos shkronjave, i është hequr edhe ylli i kuq që i ishte vënë atë kohë të Jugosllavisë socialiste. Objekti, ndër vite ka pësuar transformime kryesisht në fasadën e përdheses, ku i janë ndryshuar format dhe numri i hapjeve.

E shkronjat tregojnë se objekti dikur ka qenë hotel..... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...