Bienali i tretë i Vizatimit përzgjedhë fituesit për këtë edicion

20 Nëntor 2016 - 09:50      

Tashmë Bienali i Vizatimit është shndërruar në një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike dhe i vetmi në fushën e vizatimit në Kosovë dhe rajon, i cili ka krijuar një traditë prej 3 edicioneve, ku që nga viti 2012 organizohet për çdo dy vite në Ferizaj.

Organizimi i një ngjarje të tillë ka qenë nevojë imperative e kohës, për të krijuar hapësirë ku promovohet një nga fushat më të rëndësishme të arteve pamore siç është vizatimi. Që nga edicioni i parë Bienali është munduar të sjellë dhe promovojë vlera artistike, me një përkushtim dhe seriozitet permanent, ku kanë marrë pjesë artistë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe nga vendet tjera të Evropës.

“Edhe këtë vit tradita vazhdon ku organizohet edicioni i tretë i Bienalit të Vizatimit ku kishte një interesim të madh të artistëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova për të qenë pjesë e kësaj ngjarje. Në këtë edicion autorët kanë pas mundësi të aplikojnë me më shumë se një punim, ku jurisë i janë nënshtruar mbi 100 vepra konkurruese prej të cilave juria ka përzgjedhur 26 vepra”, kanë njoftuar për KultPlus, stafi i Galerisë në Ferizaj.

Përqendrimi kryesor i jurisë ka qenë që të nxjerrë atë që është esenciale për një ngjarje artistike, pra vlerat artistike. Për të qenë sa më korrekt dhe parimor në përzgjedhjen e vizatimeve, kriter ka qenë që autorët në punimet e tyre konkurruese të mos shkruajnë të dhënat e tyre (emrin dhe mbiemrin) dhe punimet kanë qenë të kodifikuara me shifra sekrete, kurse organizatorët, Stafi i Galerisë dhe i SHAF “Zef Kolombi” si çdo edicion të kaluar edhe këtë edicion janë jashtë konkurrencës për çmim.

Artistët e përzgjedhur për këtë edicion janë: Agim Bujupi, Agron Kastrati, Ahmet Ibrahimi, Alaudin Elezi, Arbenita Kryeziu, Artan Xhakli, Avni Behluli, Bekim Kryeziu, Bib Frrokaj, Drilonë Murseli, Ermiranda Beka, Fitim Avdyli, Granit Dinaj , Kushtrim Hasani, Laura Brahimi, Naim Spahiu, Përparim Behluli, Qamil Llapashtica, Taip Mehmeti, Xhokonda Dule, Zenun Sherifi.

Kurator i këtij edicioni të Bienalit është Jetullah Sylejmani, kurse juria profesionale ishte në përbërje të Ismet Jonuzi, Zake Prelvukaj dhe Shpend Qeriqi ku dhe përzgjodhi artistët fitues të tri çmimeve të Bienalit, të cilat do të ndahen në hapjen solemne të ekspozitës që do të mbahet më 26 nëntor 2016 në ora 18:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...