Foto: ilustrim

Art në vetura të pluhurosura

20 Nëntor 2016 - 08:23      

Adresa e Scott Wade, për më shumë se 20 vite, ka qenë një rrugë e pluhurosur në qendër të Texasit. Vetura e tij dhe banorëve tjerë ishte gjithmonë e ndotur. Ai kujton sesi jo rrallë “shkarraviste” në pluhurin që mbetej në dritaret e veturave të parkuara.

I ati i tij ishte karikaturist amator dhe i ndikuar prej tij, Scott shpeshherë vizatonte figura qesharake. Me kalimin e kohës eksperimentet e tij do të zgjeroheshin, shkruan Koha Ditore. Në fillim për t’i realizuar vizatimet mbi pluhur, ai përdorte gishtërinjtë në vend të brushës. I mahnitur me efektin që krijohej, nisi të provojë edhe brushat për pikturim për të zhvilluar teknikën që sot e ka bërë të famshëm.

Artin që bën e quan “My dirty car art” (Arti im i veturave të pluhurosura). Veprat e tij mbi xhamat e veturave të pluhurosura tashmë janë shpërndarë në gjithë botën.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...