19 Nëntor 2016 - 15:42
Java e kulturës fillon me ekspozitën “Lidhje me origjinën”, e artistes Majlinda Kelmendi.
Ekspozita përbehet nga një mori pikturash si dhe nga një video-instalacion; katër nga pikturat janë të punuara enksas për Javët e Kulturës Shqiptare në Austri 2016.
Pasi që ekspozita është ngjarja e parë që organizohet gjatë Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri dhe ka një rëndësi të veçantë, në hapjen e saj do të ketë edhe një gosti me pije dhe ushqime tradicionale.
Pjesë më rëndësi është edhe performanca e grupit KÂ ZÂ, me muzikë të përzgjedhur qytetare shqiptare:
Grupi KÂ ZÂ përbëhet nga:
ZÂ: Rina Softa
Flautë: Fortesa Softa
Kitar: Redon Softa
Vendi: Quellenstrasse 149, 1100 Wien,
Data: 21/11/2016, e Henen
Ora: 18:00 h
Nata e filmit
Këshilli Koordinues në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë, organizon një Premierë Ekskluzive të një Filmi Shqiptar, në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri.
Në fund te filmit do kemi mundësinë dhe kënaqësinë përgjatë një kokteji të bashkëbisedojmë me stafin e filmit.
Vendi: Bezirksvorstehung Wieden, Favoritenstrasse 18, 1040 Wien
Data:30/11/2016, e mërkure
Ora: 18:30 h
Festa Përmbyllëse
Festa përmbyllëse do të organizohet me date 09 dhjetor 2016; do të jetë mbrëmje e vecantë për të gjithë, pasiqë përqafëson përfundimin e dymbëdhjetë netëve të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri.
Për Festën Përmbyllëse angazhohet i gjithë ekipi i Këshillit Koordinues, poashtu edhe në mbeshtetje të Ambasadave të Republikës së Shqipërise dhe Republikës së Kosovës, pa i harruar edhe shume personalitete të njohur nga arti, kulture dhe biznesi.
Përpos pritjes, prezantimit të Javëve dhe projekteve të saj, mbrëmja do trajtohet si lloj feste ku do mbizotërojë muzika e gjallë shqipe, nga grupi Deti; grup i njohur për atmosferën fantastike që ofron dhe për ritmet e vecanta që krijon duke performuar muzikën më me vlerë tonën të marrë dhe kombinuar nga të gjitha trojet shqiptare.
Pasi që mikpritja tek ne Shqiptaret ka peshë të madhe, kemi vendosur qe këtë vecori kulturore ta promovojmë edhe më tej ngado ku ka shqiptar, duke sjellë sofër me ushqime dhe pije tona tradicionale për të ftuarit tanë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...