Hasan Kaleshi, midis shkencës dhe politikës

19 Nëntor 2016 - 11:48      

Në Kosovë është heshtur një kohë të gjatë për orientalistin e njohur shqiptar, Hasan Kaleshi (1922-1976), i cili erdhi në Kosovë në kohë të ndjeshme, kur filloi ajo "rilindje" pas 1966-s, duke punuar së pari në Institutin Albanologjik që u rihap atëherë e duke kaluar në Degën e Historisë në Universitetin e Prishtinës, i cili u themelua më 1970, kurse më 1973 e themeloi Degën e orientalistikës.

Mu atëherë iu botua në Prishtinë (1972) disertacioni e doktoraturës në serbokroatisht (“Dokumentet më të vjetra të vakufit në gjuhën arabe në Jugosllavi”) dhe u gjet në raporte jo të mira me elitën e re që po ngrihej në Kosovë (Idriz Ajeti, Ali Hadri, Rexhep Qosja, Syrija Popovci, Skender Rizaj etj.), që tejkaluan kufijtë e Kosovës në drejtim të Tiranës e të Beogradit, duke marrë etiketime politike të asaj kohe siç do të shohim më poshtë, deri kur Kaleshin papritmas e lëshoi zemra, më 19 gusht 1976, shkruan Muhamed Mufaku, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Pos pas një heshtjeje bukur të gjatë, Hasan Kaleshi “u kthye” në skenën kosovare më 2013 me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Degës së orientalistikës, me ç'rast u organizua një konferencë shkencore dhe u lavdërua puna e tij shkencore, kurse në tetor të 2016-s u mbajt një konferencë ndërkombëtare në Fakultetin Filologjik me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së tij.

Mu në prag të hapjes së konferencës pata një bisedë me një figurë të njohur kosovare të asaj kohe, i cili kur mori vesh se për çfarë kam ardhur në Kosovë u shpreh me një fjali shumë domethënëse për Kaleshin: "Si shkencëtar për çdo lëvdatë, si njeri (shqiptar) shumë i keq". (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...