Arkitektura dhe Donald Trumpi

19 Nëntor 2016 - 12:43      

Nuk besoj të ketë njeri në planet - të paktën në mesin e atyre që kanë qasje në çfarëdolloj mediumi - tek i cili zgjedhja e biznesmenit kontrovers Donald Trump në krye të shtetit më të fuqishëm në botë të ketë kaluar pa vëmendje.

Qëndrimet e tij rreth emigracionit, myslimanëve, grave, politikave të shëndetit publik, politikave të jashtme, me theks të veçantë ajo ndaj Rusisë, dikë mund ta kishin entuziazmuar e dikë dekurajuar, por askënd s’e ka mbajtur indiferent, shkruan Arbër Sadiki në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së tij në krye të ShBA-së vërshuan në gjithë globin me mijëra komente, analiza, parashikime se cili do të ishte impakti Trump në këto fusha. Personalisht, jo se nuk më interesojnë, por nisur nga njohuritë e mia modeste në këto fusha, reflektimet dhe analizat e mia nuk besoj se do të jepnin ndonjë kontribut të konsiderueshëm.

Nisur nga fakti se arkitektura paraqet një manifestim fizik të zhvillimeve të gjithëmbarshme shoqërore, ekonomike e politike, si një arkitekt, natyrshëm shtroj pyetjen: Po për arkitekturën, ç’farë do të thotë zgjedhja e Trumpit? (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...