19 Nëntor 2016 - 11:35
Më pas, delegacioni nga Kosova, ka parë gjetjet e fundit arkeologjike në lokalitetin e hapur antik të qytetit të lashtë Serdika, i cili tanimë ishte muze i hapur, si dhe kanë vizituar Galerinë Kombëtare të Bullgarisë, transmeton Koha.net.
Ai ka diskutuar me drejtuesit e këtyre institucioneve për bashkëpunimin konkret kulturor ndërmjet institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bullgarisë, për të shkëmbyer përvojat në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për të njohur njëri-tjetrin më shumë nëpërmjet mundësive që jep kultura.
Me këtë rast, Shala u shpreh se “njohjet kulturore, janë shumë të dobishme, ndaj edhe duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që t’i bëjmë sa më konkrete dhe sa më të shpeshta”.
Po ashtu, gjatë këtyre vizitave u tha se nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet këtyre dy vendeve, ka krijuar kushte të mira politike, që kulturat e dy vendeve të njihen dhe të komunikojnë më shumë me njëra-tjetrën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...