19 Nëntor 2016 - 11:20
Më poshtë gjeni vetëm një pjesë nga kjo intervistë:
Spiegel: Në një bisedë me një murg budist rreth dy vjet më parë, ju keni folur për “një metodë krejtësisht të re të të menduarit” dhe keni thënë se “tani për tani vetëm fare pak njerëz mund ta zbatojnë” këtë metodë të re të të menduarit. A doni të thoni se vetëm fare pak njerëz e kanë zgjuarsinë që për mendimin tuaj është i mundshëm dhe i nevojshëm?
Heidegger: “Kanë” në kuptimin e saj shumë primordial, se ata munden, në një mënyrë, ta “thonë”.
Spiegel: Po, por në bisedë me murgun budist ju nuk e përshkruani qartë se si mund të realizohet.
Heidegger: Unë nuk mund të isha më i qartë. Unë nuk di asgjë përse ky mendim është “efektiv”. Gjithashtu mund të jetë rruga e të menduarit sot, ajo që çon drejt heshtjes, ashtu që të menduarit mund të jetë i mbrojtur nga të qenit i hedhur jashtë brenda një viti. Gjithashtu ajo mund të marrë treqind vjet për t’u bërë “efektive”.
Spiegel: Ne e kuptojmë shumë mirë. Por. për shkak se nuk jetojmë treqind vjet nga tash, por tani dhe këtu, ne refuzojmë të heshtim. Ne, politikanët, gjysmëpolitikanët, qytetarët, gazetarët dhe të tjerët, vazhdimisht duhet të marrim një vendim apo një tjetër. Ne duhet t‘ia përshtatim veten sistemit në të cilin jetojmë, duhet të provojmë ta ndryshojmë atë, duhet parë nga një derë e ngushtë drejt reformës dhe nga një derë edhe më e ngushtë drejt revolucionit. Ne presim ndihmë nga filozofi, edhe në qoftë se ajo është, natyrisht, vetëm ndihmë e tërthortë, le të ndihmojë në mënyrë të tërthortë. Dhe tani ne dëgjojmë të thuhet: unë nuk mund t’ju ndihmoj.
Heidegger: Unë nuk mundem.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...