19 Nëntor 2016 - 09:41
Për Patrikanën e Pejës, sipas hulumtimeve të zhvilluara dhe të publikuara, tregohet se, në anën jugore, jugperëndimore, perëndimore dhe juglindore të kompleksit janë zbuluar mbetje të mureve të vjetra, por për to në raport nuk jepen detaje apo përshkrim.
Gj. Boshkoviq shkruan se muret janë gërmuar më së shumti deri në 2.20 metra thellësi. Gjithë muret e zbuluara janë mbushur, më mirë thënë janë mbuluar, shkruan Enver Rexha në pjesën e katërt të serisë Historia e kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullin XX, që po botohet në Koha Ditore. “Në një sondë, e hapur në perëndim janë hasur mure të ndërtesave shumë më të vjetra se Kisha”, shkruan R. Findrik, në librin “O Projektu za uređenje manastirskog kompleksa Pećke Patrijaršije”.
Humbja e gjurmëve me rindërtime
Kisha e Shën Apostujve është ngritur në vend të mëhershëm kulti, duke pasur parasysh që janë përdorur pjesërisht mbetjet e kishës njënefëshe. Nuk dihet se, si ajo Kishë është dukur apo si ka qenë, apo ka qenë pjesë e një tërësie së cilës kanë mundur t’i takojnë themelet e zbuluara në anën perëndimore dhe jugore të bashkësisë së kishave të Pejës. Gërmime arkeologjike aty nuk janë zhvilluar deri në fund. Është shumë e mundshme që patosi dhe themelet e kishave ekzistuese mbulojnë mbetjet e ndërtimeve të vjetra, shkruhet në librin “Pećka Patrijaršija” botuar në Beograd, më 1990...
Kisha e Levishës, manastir nga koha “paraserbe”
Kisha e Levishës (Prizren) është një Manastir nga koha “paraserbe”, sepse në diplomën e Deçanit tregohet se, ky i vërtetoi pronat Manastirit, të cilat ai (Manastiri) i mbante “nga shekujt” dhe të cilat ishin të garantuara nga ana e “Perandorëve të Lashtësisë”. Më vonë Manastirin e ngriti Millutini siç shihet në shkrimet e Danillos (biograf i shek. XIV), shkruan V. Markoviq.
Kisha e Levishës në Prizren ka qenë në shekullin IX Bazilikë Trepjesëshe Bizantine. Viti 1307 është koha e rindërtimit, shkruhet në “Kosovo nekad i danas”...
Graçanica mbi Bazilikën e krishterimit të hershëm
Sa i takon Graçanicës, nuk kemi fare të dhëna për periudhën e vjetër të saj. Ajo ishte periudha paraprake e ndërtimit të sotëm që ka të bëjë me dy kisha të mëhershme që kanë ekzistuar në këtë vend, që themelet e tyre zbulohen nga gërmimet e mëvonshme.
Nga këto dy ndërtime, ajo më e vjetra karakterizohet si “Bazilikë e krishterimit të hershëm”. Për ndërtimin e dytë të kishës besohet se, është e shekullit XIII dhe ka shërbyer si seli e ipeshkëve të Lipjanit, e së bashku me këtë, shpjegohet dhe ajo përmendja e një katedraleje të vjetër në vetë vendin që theksohet në diplomën e Graçanicës (XIV). Rrethanat historike në të cilat u ndërtua kisha e sotme dokumentohen. Burimi kryesor dhe informata rrjedh nga diploma që Millutini i lëshon manastirit (1321). Në këtë diplomë shkruhet se, kisha u “rindërtua nga themelet, vizatohet dhe stoliset brenda e jashtë”, shkruhet në “Istorija Manastira Gračanice”...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...