Demonstratat e 1968-s u ideuan në “Universitet”

19 Nëntor 2016 - 09:36      

Dyzet vjet përbëjnë një distancë historike të mjaftueshme mbase për një vlerësim real e të drejtë të ngjarjeve.

Kontekstualizimi në rrafshin vertikal e horizontal i tyre është gjithashtu një premisë tjetër e domosdoshme për një cilësim më të drejtpeshuar e më objektiv, shkruan Murat Blaku në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Dalja jashtë këtyre suazave rrënon themelet e analizës dhe, për pasojë, sinteza rezulton e mangët.

Për demonstratat e vitit 1968 është shkruar mjaft, janë botuar libra, fejtone, shkrime të rastit në përvjetorë. Autorët e tyre janë edhe bashkorganizues e pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ngjarje.

Ky fakt vetvetiu ngërthen në vete dy elemente si imanencë e pritshme dhe e natyrshme për këta autorë: prezantimin autentik dhe përgjegjësinë morale për vlerësimet.

Sado që këto dimensione nuk u mungojnë, ka në këto botime edhe segmente të interpretimit të qortueshëm, protagonizime jokritike të individëve, apo ndonjëherë edhe lënie nën hije të rolit shumë domethënës të individëve të tjerë. Mënjanimi i tyre ndërkaq u bën nder vetë autorëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...