18 Nëntor 2016 - 18:06
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, ku është takuar me ministrin e Kulturës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov.
“Të dy ministrat kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë”, thuhet në komunikatë.
Fillimisht, Shala ka biseduar me homologun e tij, Rashidov për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan shumë të mira, si dhe për një varg temash të interesit të përbashkët që lidhen me bashkëpunimin kulturor.
Shala thotë se ky akt i nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor, i bën edhe më konkrete raportet ndërmjet dy vendeve dhe është në funksion të njohjes më të thellë nëpërmjet kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Të dy ministrat po ashtu u shprehën se kultura është fushë shumë e rëndësishme për njohje mes popujve dhe shteteve, dhe një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillim të gjithëmbarshëm. Shtetet duhet të njihen nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore.
Në komunikatë thuhet se kjo marrëveshje që u nënshkrua sot përfshinë një gamë të gjerë temash për bashkëpunim konkret kulturor, duke filluar nga bashkëpunimi në ngjarjet kulturore ndërkombëtare, muzika dhe vallëzimi, arti bashkëkohor dhe trashëgimia kulturore, biblioteka, muzetë dhe arkivat, kinematografia, libri dhe letërsia, të drejtat e autorit, etj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...