Vepra e Petrit Çekut në garë për çmimin prestigjioz të muzikës klasike

18 Nëntor 2016 - 12:01      

Petrit Çeku, kitaristi kosovar i cili me sensibilitetin dhe ekspresivitetin e tij ka tërhequr vëmendjen e audiencave në mbarë botën, është bërë pjesë e garës për një prej çmimeve më prestigjioze të muzikës klasike. Shkruan sot Koha Ditore.

Incizimi i tij “Bach: The Cello Suites” është nominuar për çmim nga “International Classical Music Awards (ICMA)”, në kategorinë “Baroque Music, Instrumental” (Muzikë instrumentale e barokut). Lajmin për këtë nominim e ka bërë publik studioja muzikore “Eudora Records” ku është bërë incizimi i bashkëpunimit të Çekut me veprat e Bachut të aranzhuara nga violonçelisti Valter Deshpali.

Juria e çmimeve “International Classical Music Awards” ka nominuar 321 audio dhe videoproduksione për çmimet e 2017-s. Siç është shkruar në ueb faqen zyrtare të garës, juria është duke votuar për të përzgjedhur fituesit, që do të shpallen më 20 janar të vitit të ardhshëm. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në ditën e parë të prillit në Leipzig.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...