“Arti i Kuranit” me porosi të shumëfishtë

18 Nëntor 2016 - 11:00      

“The Art of the Qur’an: Treasures From the Museum of Turkish and Islamic Arts”, (Arti i Kuranit: Thesare nga Muzeu i Arteve Turke dhe Islame) në galerinë “Arthur M. Sackler Gallery” është ekspozimi i parë kaq i madh në ShBA i dorëshkrimeve kopje të librit të shenjtë të myslimanëve, shkruan sot Koha Ditore.

Është një ekspozitë e madhështore, diçka e paparë më herët me më shumë se 60 libra të lustruara dhe të praruara, disa të vegjël sa telefonat e mençur e të tjerë në madhësi të një tepihu. Ose thënë më mirë, të një qilimi fluturues. Ky është art i së bukurës që e dërgon vizitorin drejt e në parajsë. Dhe përkujton se sa pak dimë – por duke e pasur një mundësi të tillë, gjithsecili dëshiron të mësojë – për një fe dhe kulturë të jetuar dhe ruajtur nga çereku i popullsisë në botë.

Dorëshkrimet, shumica prej tyre të huazuara nga një muze në Stamboll, datojnë prej shekullit XVII dhe vijnë nga vende të ndryshme: Afganistani, Egjipti, Iraku, Irani, Siria dhe Turqia. Disa vëllime janë të paprekura; të tjera kanë mbijetuar si faqe të vetme dhe ajo që e bën kaq madhështore është karizma shpirtërore e Kuranit, ku secila pjesë është e vlefshme të ruhet. Kuratorët e ekspozitës Massumeh Farhad dhe Simon Rettig, i kanë dhënë këtij materiali gjithë glamurin që e meriton, me instalim të ndriçimit të lehtë.

Fjala Kuran, është e nxjerrë nga folja arabe për kujtesën apo leximin me zë. Libri e ka origjinën nga zëri i dëgjuar i njeriut të quajtur Muhammad in Abdullah, afër Mekës, qytet në atë që sot është Arabia Saudite.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...