Kontrata kolektive për punëtorët e sektorit të kulturës pritet të nënshkruhet

17 Nëntor 2016 - 16:15      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, SBASHK.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Rrahmani, sipas komunikatës zyrtare të ministrisw, u bisedua për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të fushës së kulturës. Po ashtu, ndërmjet Shalës dhe kryetarit Jasharit u theksua nevoja për intensifikimin të bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut në funksion të përmirësimit të kushteve për këtë kategori të punëtorëve.

Shala u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un, në të mirë të mbrojtjes së interesave të punëtorëve të sektorit të kulturës, ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe u shpreh se bashkëpunimi i ngushtë me MKRS-në për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve për punonjësit e sektorit të kulturës në Kosovë, është tejet i dobishëm dhe në të mirë të kësaj kategorie.

Po ashtu, në këtë takim u tha se së shpejti pritet të nënshkruhet kontrata kolektive për sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut, me çka rregullohen çështja e punonjësve të sektorit të kulturës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...