17 Nëntor 2016 - 11:07
“Vdekja ishte e shpejtë , e papritur dhe e qetë”, tha Kery, i cili me këto detaje të bëra të ditura hodhi dritën e parë mbi vdekjen e poetit të madh dhe kantautorit, transmeton Tgcom24.
Kory shpjegon tani edhe datën e vdekjes, 7 nëntor, tre ditë para se lajmi të bëhej publik. Cohen u varros në Montreal, në 10 nëntor , po ditën e lajmërimit të vdekjes, me një ceremoni të vogël në prani të familjarëve më të ngushtë, fëmijët Adam dhe Lorca , dhe tre nipërit Cassius, Viva dhe Lyon.
Cohen ishte i njohur për këngët e tij popullore të viteve 1960 si”Suzanne”, “Bird on a Wire” dhe më vonë me hitin e tij më të shkëlqyeshëm “Hallelujah”.
Cohen ishte një nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më me ndikim në vitet ’60, së bashku me yje të tjera si laureati i Nobelit, Bob Dylan dhe shoku i tij kanadez, Joni Mitchell. Zëri i tij dhe tekstet poetike trajtonin dashurinë, urrejtjen, vdekjen, luftën dhe paqen, duke i dhënë atij titullin “kryeprifti i patos” dhe “kumbari i errësirës”. Puna e tij u shtri në pesë dekada dhe ka publikuar albumin e tij të 14-të, “You Want It Darker”, që është prodhuar nga djali i tij, Adam Cohen, vetëm muajin e kaluar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...