“Familja Tot” dështon në mision

17 Nëntor 2016 - 11:44      

Prishtinë, 17 nëntor - Familja katëranëtarëshe është e lidhur me luftën, pasi djali i vetëm është në front. Tre anëtarët e mbetur në shtëpi kanë hallin e bashkëfamiljarit të tyre. Duan që ai të ketë një pozitë më të mirë në ushtri.

Të punojë në zyra me ngrohje e jo të shërbejë si ushtar i thjeshtë e pjesë e grupeve që ndërmarrin aksione. Dëshirës së tyre mundohen t’i japin epilog duke shfrytëzuar vizitën që familjes i bën majori i djalit të tyre. “Familja Tot”, që të martën është dhënë në Teatrin Kombëtar të Kosovës si shfaqje mysafire e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nis me letrën e postierit që njofton familjen se majori do të jetë mysafir i tyre.

Shfaqja, që është dhënë premierë në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, nuk është komentuar nga artistët e Teatrit në Prishtinë.

Aktorja Olta Daku ka thënë se e ka dobësi publikun e Prishtinës dhe shpreson që si kastë kanë lënë një ndjesi të mirë.
“Shfaqja është pritur shumë mirë dhe vazhdimisht në Tiranë kemi pasur sallën plot”, ka thënë Daku. Ka treguar që i pëlqen roli i Mariskës, gruas së shtëpisë e cila ka një djalë dhe një vajzë.
“Roli me ka pëlqyer shumë”, ka thënë Daku.

Regjisorja Andia Xhunga ka thënë se është tejet e lumtur që salla e TKK-së ka qenë e mbushur pasi si ekip e kanë ndier ngrohtësinë e publikut.
“Jam e lumtur që puna prej dy muajsh e gjysmë është pritur shumë mirë edhe këtu”,ka thënë Xhunga, që në kastën e aktorëve ka pasur edhe Adelina Muçën, Sokol Angjelin, Ndriçim Xhepën, Vangjel Toçen, Suela Konjarin e Xhevahir Zenelin.

“Familja Tot” është dhënë në institucionin më të lartë teatror në Kosovë në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor që tash tre vjet nënshkruhet nga ministritë e kulturës të të dyja shteteve.
Sa i përket bashkëpunimit në fushën e teatrit, kalendari ka çaluar shumë, sidomos nga pala e Shqipërisë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...