Rrezikohen varrezat shekullore në Bjeshkët e Kelmendit

17 Nëntor 2016 - 09:41      

Varrezat shekullore në Bjeshkët e Kelmendit, në afërsi të qytetit të Gucisë, kohëve të fundit janë dëmtuar shumë nga keqbërësit e ndryshëm duke bërë kështu një dëm të pariparueshëm trashëgimisë në këto treva ilire.

Sipas banorëve, në Plavë dhe Guci asnjëherë nuk ka pasur asnjë gërmim arkeologjik, sepse autoriteteve malaziase nuk iu interesojnë ngulime të tilla me peshë historike që do t’ i qartësonin edhe më mirë rrënjët tona ilire.

“Treva e Plavë Gucisë, si udhëkryq i karvanëve dhe rrugëtimeve të tyre nëpër shekuj, medoemos do jetë një thesar i çmuar në lëmin e njohësve të trashëgimisë tonë kulturore, gjegjësisht të arkeologjisë. Këto gur varresh, që supozohet të janë varre ilire, po vidhen. Këto varre të lëna nën mëshirën e fatit dhe ndërgjegjes tonë sikur na thonë mos na shkatërroni sepse jemi në mëshirën tuaj”, transmeton KP reagimin e dërguar nga Esad Gjonbalaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...