17 Nëntor 2016 - 08:42
Udhëheqësve të Qendrës, që ka qenë bartëse e projektit për të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka investuar gati një milion euro, u duhet të lidhin një kontratë të dytë për shfrytëzim të pronës, që ndodhet shtatë kilometra jashtë qendrës së qytetit. Afati 10-vjeçar për shfrytëzim të parcelës tashmë ka skaduar.
Edhe pas një dekade, objekti që parashihej të ishte vendtakim i artistëve, nuk është vënë as nën kulm në tërësi, ani pse punimet kanë nisur qysh më 2009. Aty s’mund të bëhen investime të mëtejshme, derisa Komuna e Prishtinës nuk u jep një leje të dytë për shfrytëzim të hapësirës. Qendra e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ka bërë kërkesë për dhënien në shfrytëzim të hapësirës edhe për 40 vjet të tjerë.
Në kohën kur ministër i Kulturës ishte Lutfi Haziri (prill 2010 - tetor 2010), udhëheqësi i projektit, Duli, kishte dalë publikisht me një listë prej 20 artistësh që do të merrnin atelie në Koloni. Artistët e parë të përzgjedhur janë përmendur: Shyqyri Nimani, Rexhep Ferri, Hajrush Fazliu, Zake Prelvukaj, Enver Petrovci, Haki Berisha, Valbona Rexhepi, Bujar Demjaha, Shaip Çitaku, Hivzi Muharremi, Ismail Qosja, Venera Kajtazi, Valbona Petrovci, Lejla Pula, Fadil Hysaj, Isë Qosja, Haki Mulliqi, Elmaze Nura, Januz Halili dhe Ismet Ferizi.
Genc Rezniqi, anëtar i stafit menaxhues të Qendrës për Art të Kosovës, ka thënë se ka shumë të interesuar për të investuar në këtë projekt (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...