Ministria e gjen në Fushë-Kosovë lokacionin për Muzeun e Natyrës

16 Nëntor 2016 - 10:11      

Prishtinë, 16 nëntor - Pas shumë bisedave dhe dështimeve që në Prishtinë të gjendet lokacioni për Muzeun e Natyrës, Ministria e Kulturës ka vendosur që këtë objekt ta ndërtojë 16 kilometra larg kryeqytetit.

Institucioni më i lartë në vend ia ka kërkuar Komunës së Fushë-Kosovës hapësirën për ndërtimin e këtij objekti në lokacionin që quhet “Te Pishat”, në fshatin Sllatinë e Vogël, shkruan sot “Koha Ditore”. Autoritetet komunale kanë shprehur gatishmëri dhe tashmë ia kanë dërguar MKRS-së kopjen e planit dhe fletën poseduese të këtij lokacioni.

Të dyja palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë procedurat e nevojshme, derisa komisioni punues të enjten do të takohet për të biseduar rreth planit ideor të cilin më pas do t’ia dërgojnë Komunës. MKRS-ja në buxhetin për vitin 2017 ka paraparë 200 mijë euro për këtë projekt.

Ndonëse ideja fillestare ka qenë që Muzeu i Natyrës të ndërtohej në Prishtinë, me një institucion të tillë do të bëhet Fushë-Kosova. Objekti që do të ndërtohet, do të jetë vendi i përhershëm i eksponateve që tash 15 vjet mbahen në depot e Muzeut të Kosovës, jo pak prej të cilave janë shkatërruar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...