15 Nëntor 2016 - 15:45
Kjo ekspozitë skicon një retrospektivë të historisë dhe jetës së diasporave shqiptare duke theksuar të përbashkëtën e tyre të madhe: ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.
E konceptuar në dy plane ekspozita paraqet dëshmi librore historike, botime etnologjike, religjioze, muzikore, letrare e kulturore; si edhe gazeta e revista të Kolonive. Këto njësi vijnë nga Fondi i BKSH-së dhe përzgjidhen e përgatiten për ekspozim nga grupi i punës i BKSH-së. Ndërsa paraqet në riprodhime “forex” dokumente të statuteve të shoqërive patriotike e letrare, aspekte të aktivitetit të shumtë politik e diplomatik të tyre, portrete, imazhe dhe pjesë të tjera dokumentuese. Kjo pjesë vjen nga Fondi i AQSH-së, përzgjidhet e përgatitet për ekspozim nga grupi i punës i AQSH.
“Falë bashkëpunimit shembullor mes dy ministrive, bëhet e mundur të realizohet amaneti i Konicës (premtuar publikisht edhe më 6 tetor nga dy ministrat gjatë ceremonisë së dorëzimit të Shtampës së BFK). Paraqiten në një ekspozitor disa prej librave më të rëndësishëm përfshirë dhe një antikuar të Leonik Tomeut, i vitit 1532 (tjetër pinjoll diaspore arbërore). Botimi Anastatik i koleksionit të plotë të revistës “Albania” të Konicës, botuar nga “Kult”. Ky është një botim luksoz i Albanisë, identik me origjinalin. Janë rreth 11 vëllime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, të cilët kanë njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 17 nëntor në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, me fillim në ora 18:00.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...