QKK e Shqipërisë mbështet shtatë filma të metrazhit të shkurtër

15 Nëntor 2016 - 15:16      

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri ka marrë vendim që t’i mbështesë shtatë filma të metrazhit të shkurtë, shkruan KultPlus. Sipas një njoftimi të lëshuar nga ky institucion mësohet se filmat e shkurtë që do të mbështeten janë:

“I ardhur nga ëndrrat”, skenari dhe regjia Vladimir Prifti, producent shtëpia kinematografike “Euro Film” sh.p.k.; “Një film i premtuar”, skenari dhe regjia Petrit RUKA, producent shtëpia kinematografike “Tunnel Film” sh.p.k; “Shtëpia anës rrugës”, skenari dhe regjia Genti KAME, producent shtëpia kinematografike “Gentius Film” sh.p.k; “Anija”, skenari dhe regjia Benart Laze, producent shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k; “Gruaja pa kohë”, skenari Shaban Sinani, regjia Donard Hasani, producent shtëpia kinematografike “Partizani Production” sh.p.k; “Tirana, 100 km”, skenari dhe regjia Lorin Terezi, producent “Mov(i)e On” p.f dhe “Dieta”, skenari dhe regjia Vivian Rama, producent shtëpia kinematografike “Erë Film” sh.p.k.

Kurse anëtarët e komisionit kanë rekomanduar se projekti për film artistik me metrazh të shkurtër “Contromano”, me skenar dhe regji të Andamion Murataj e me producent shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k. të aplikojë në skemën film artistik metrazhi i gjatë - Indipendent. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...