Foto: Koha

Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës sonte me koncert vokalo-instrumental

15 Nëntor 2016 - 10:01      

Prishtinë, 15 nëntor - Dy soliste të njohura kosovare, të cilat tashmë po bëjnë karrierë në skena botërore, do të rikthehen para publikut vendës me një prej veprave më të njohura vokalo-instrumentale të Beethovenit.

Është “Mesha në C-dur”. Përveç sopranos Elbenita Kajtazi, mexosopranos Flaka Goranci, në skenë do të ngjiten edhe dy solistë të tjerë. Janë bas-baritoni amerikan që jeton në Gjermani, Noel Bouley, dhe tenori kosovar, Liridon Sadriu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këta solistë do të përcillen nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Nikoqir i kësaj mbrëmjeje që është konsideruar si “shumë e rëndësishme për jetën kulturore në vend”, do të jetë Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Mesha në C-dur” do të interpretohet për herë të parë në Kosovë dhe konsiderohet si vepër maestrale e Beethovenit. Udhëheqësit në Filarmoninë e Kosovës kanë vlerësuar se Kori dhe Orkestra vitet e fundit kanë arritur pjekurinë e mjaftueshme për të marrë përsipër vepra të vështira dhe kërkuese siç është “Mesha...” e Beethovenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...