14 Nëntor 2016 - 11:55
Me këtë rast, të dielën, me 13 nëntor, u bë promovimi i dy kompleteve të librave: “Tokat e liruara”, të autorit Qerim Lita, dhe “Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore”, me autor Skender Asani. Fjalë rasti në këtë promovim patën kryetari i SHBSH-së, z. Abdulmexhid Saliu, recensenti i rastit, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, anëtar i kryesisë së SHBSH-së, si dhe dy autorët e kompleteve në fjalë, Dr. Qerim Lita dhe Dr. Skender Asani.
Në këtë promovim mori pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve shqiptarë, që studiojnë në Turqi, dhe i bashkëkombësve tanë, që jetojnë e veprojnë në këtë vend. Po ashtu, kjo ngjarje u përcoll edhe nga dy media të njohura në Republikën e Turqisë, TRT Avaz dhe Tek Rumeli.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...