Saimir Pirgut i ndahet çmimi i njohur operistik në Itali

14 Nëntor 2016 - 12:43      

Prishtinë, 14 nëntor - Tenori shqiptar, Saimir Pirgu – i cili me zërin e vet ka pushtuar skenat më të njohura të muzikës operistike në botë - është vlerësuar me çmim që ndahet për zërat e shquar të botës operistike në Itali.

Pirgu, të dielën, në skenën e “Verona Philarmonic Theatre” ka pranuar çmimin “Verona Opera Prize”, që është themeluar para pesë vitesh nga “Zenatello Giovanni” dhe “Giuseppe Verdi.” Fitues të mëhershëm të këtij çmimi janë emrat e njohur të botës operistike, Fiorenza Cedolins, Hui He, Francesco Meli dhe Marco Berti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lajmin e ka bërë publik vetë Pirgu nëpërmjet rrjeteve sociale. E në media italiane, lajmi për nderimin që i është bërë Pirgut, është shoqëruar edhe me një biografi të shkurtër të tenorit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...