Galica me “Future Comm” në Bienalen e Pragës

14 Nëntor 2016 - 09:33      

Prishtinë, 14 nëntor- Sytë dhe goja e njeriut kanë marrë pamjen e telefonit celular, të njohur si “Iphone”, që njihet si arritjet më me nam në fushën e teknologjisë.

Nëpërmjet metaforës, autori i posterit bardhezi, paralajmëron për rrezikun që sjellin teknologjitë e reja, shkruan sot “Koha Ditore”. Posteri me autor artistin e dizajnit grafik, Rrezeart Galica, është bërë pjesë e edicionit të nëntë të bienales ndërkombëtare të artistëve të posterëve në Pragë “Virtual Biennale Prague”, që sivjet ka bërë bashkë 378 artistë nga 31 shtete të ndryshme.

Ekspozita prezanton punën e tyre në dy kategori: profesionistët dhe studentët e artit, që sivjet janë gjithsej 65 pjesëmarrës. I gjithë projekti është organizuar nga “Association of Applied Graphics, Graphic Design Studio I” i Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në “Jan Evangelista Purkyně University “, dhe galeria “Altán Klamovka Gallery” në Pragë.

Edicioni i sivjetmë i kësaj bienale është realizuar rreth temës “E ardhmja”. Në ekspozitën që do të hapet të martën e 15 nëntorit e që do të jetë e hapur deri më 10 dhjetor ekspozojnë artistë vizualë nga Algjeria, Austria, Indonezia, Italia, Irani, Irlanda, Meksikoja, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vietnami etj. Mes tyre Kosova përfaqësohet me posterin e Galicës. Bienalja mbahet edhe virtualisht edhe në objektin e galerisë “Altán Klamovka Gallery” në Pragë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...