14 Nëntor 2016 - 08:36
Në mesin e tyre katër artistë shqiptarë. Sislej Xhafa e Erzen Shkololli nga Kosova dhe Anri Sala e Adrian Paci nga Shqipëria janë bërë pjesë e ekspozitës që mban titullin “Froni i ftohtë i Ballkanit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Siç përshkruhet në uebfaqen zyrtare, kjo ekspozitë fokusohet në gjenerata të ndryshme të individëve dhe grupe të artistëve nga rajoni dhe merr formë nga fenomeni i tij natyral dhe gjeografik – era dhe malet e ndryshme të Ballkanit - pa u përfshirë në konotacionin politik të tij.
E titulluar sipas frazës “froni i ftohtë i Ballkanit” që përdoret në Turqi, kjo ekspozitë sjell vepra të 36 artistëve, të cilët i përgjigjen aspektit social, politik dhe kulturor të rajonit që i rrethon. Në kornizat e vendosura nga kuratorët Ali Akay nga Turqia dhe Alenka Gregoriè nga Bosnja, teksti në katalogun që i është bashkëngjitur ekspozitës merr në konsideratë sjelljen me respektin ndaj shtetit, ideologjisë, gjeografisë dhe historive alternative.
Teksti që prezanton artistët dhe punën e tyre shërben si guidë për artin bashkëkohor të Ballkanit. Gregoric dhe Akay kanë përzgjedhur që të shpalosin vepra që lidhen me gjashtë tema: simbolet, gjeografia, ideologjia, sistemi i artit, trupi dhe vlera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...