Me “57th and 9th”, Sting pendohet që ka lënë muzikën rock

13 Nëntor 2016 - 21:07      

Asnjëherë mos thuaj kurrë. Sidomos nëse jeni kantauro. Në vitin 2013, Sting kishte deklaruar se më nuk ishte i interesuar të shkruante këngë për ndonjë rock bend apo prej perspektivës personale, që ka filluar ta konsiderojë si “shikim nga brendia”.

Ai e kishte bërë një turne ribashkimi në vitet 2007-2008 me një vend që e bëri atë superyll më 1980, “The Police”, për ta cilësuar atë më vonë “Nostalgji”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ishte zhytur në “The Last Ship”, mjuziklin e inspiruar nga fëmijëria e tij në një qytet ku ndërtoheshin anije.

Duke shkruar për personazhe teatrale, në vend se të shkruante muzikë për vete, ai kishte kaluar nëpër një bllokadë të gjatë me dekada. Dukej sikur gjëja e fundit që do të bënte ai ishte ajo çfarë bëri këtë javë: lansimin e një albumi me rock këngë me strofa e refrene, të titulluar “57th and 9th”, me një bërthamë tingujsh të kitarës, basit dhe baterive, që në mënyrë të pagabueshme na kujtojnë bendin “The Police”.

Interpretimi në këtë album muzikor është i artikuluar dhe i shkathët, që shpërthen me mjeshtëri e virtuozitet dhe ndërlidhet me jazz, muzikën keltike, sikurse edhe me rock. Sting këndon për romancën e shkatërruar, për ndryshimet klimatike, refugjatët në lëvizje dhe muzika jep ndjesinë sikur të lexosh nekrologjitë e yllit të rockut.

Në një intervistë nëpërmjet telefonit, Sting ka folur se përse e ka ndërruar mendjen dhe sesi duhet gjetur një rrëfim në një vepër botërore të muzikës. Sting do të rihapë skenën e “Bataclan” në Paris, teatrin ku terroristët kishin masakruar 90 njerëz para një viti. I pyetur nëse kjo gjë ishte e planifikuar më herët, këngëtari ka dhënë përgjigjen e tij.

“Para dy ose tri ditësh dikush më tha ‘a do ta rihapje ‘Bataclanin’? Kam interpretuar atje më 1979, dhe mendova rreth kësaj. I thashë: ‘Shiko, ka dy gjëra për t’i balancuar këtu. Një janë respekti dhe kujtimi për njerëzit që kanë vdekur atje. Dhe tjetra është të festojmë për muzikën dhe dashurinë për jetën që përfaqëson ai teatër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...