“Nocturnal Animals”, rrëfimi helmues për hakmarrjen

13 Nëntor 2016 - 19:03      

“Nocturnal Animals” sjell skena të dyfishta të horrorit dhe dëshpërimit të stilit nabokovian: është i tepruar, mizor, ka histori brenda historisë për të varfrit dhe të pasurit.

Regjisori Tom Ford e ka përshtatur romanin e Austin Weight të vitit 1993, me titull “Tony and Susan”, duke zmadhuar mizoritë dhe ironinë, dhe duke sjellë ilustrim të provokimit të pastër.

Ky film e pati premierën në Venecia në fillim të vitit dhe prej aty kishte marrë flakë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por unë kisha ngecur në theksin e shkrimtarit për jetën e tij të vetmuar: shkrimtari për të cilin fiksioni autobiografik është terapi dhe hakmarrje.

Teksa po e shihja filmin, e zura veten duke menduar sesi do ta kishte ndier veten Evelyn Waugh, gruaja e autorit kur kishte marrë kopjen e “A Handful of Dust” dhe kur e kishte kuptuar sesi ishte ndier autori lidhur me të.

Është film me narracion me standarde të dyfishta dhe arrin që me truqe ta bëjë shikuesin të brengoset për të dyja anët e stories në mënyrë tjetër - gjë për të cilën ndonjëherë mendoj se “The French Lieutenant’s Woman” nuk ka arritur ta bëjë tërësisht.

Clive James njëherë kishte shkruar se biseda për “nivelin e realitetit” asnjëherë nuk dëshmon se njëra prej këtyre niveleve është me të vërtetë reale. Por në “Nocturnal Animals”, këto nivele janë të fuqishme dhe kanë një ndërlidhje të dobët intrigash.

Skena në Los Angeles, ku Susan (Amy Adams) është e suksesshme por dilusionale dhe në një martesë të palumtur, pronare e një galerie e cila braktis ambiciet për t’u bërë artiste, sfidon pjesët bashkëkohore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...