13 Nëntor 2016 - 17:03
Pikturat e Botticellit sot konsiderohen si shprehje e bukurisë së pasur, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Mjeshtri i renesancës, i cili vdiq në vitin 1510, akoma ka fansa që dërgojnë lule dhe letra tek varri i tij i thjeshtë, që ndodhet në “Ognissanti Church” në Firencë.
Sikur shumë artistë të tjerë të kohës, Botticelli ishte përcaktuar që të punonte për familjen me ndikim, Medici. Një prej detyrave të tij ishte ta ilustronte “Komedinë Hyjnore” të Dante Alighierit.
Në të Dante përshkruan udhëtimet në ferr dhe në parajsë, i udhëhequr nga poeti romak Virgili. Ilustrimi i punës së tij ishte detyrë e ndershme për Bottocellin, ashtu siç tashmë ishte konsideruar poezia epike e Dantes, vepra më e rëndësishme e letërsisë italiane, 100 vjet pas vdekjes së autorit. Botticelli punoi dhe vizatoi më shumë se 100 piktura.
Ai kaloi shumë vjet punë në to sepse dëshironte ta gjente shprehjen e duhur për secilën këngë dhe t’i përshkruante ato në mënyrë sa më të gjallë që kishte mundësi. Sot, veprat e tij mund të quhen romane grafike.
Një prej pikave kryesore të serisë së Botticellit është “Mappa dell’Inferno”, një lloj harte e Ferrit të Dantes në formë të tunelit. Ajo i paraprin ilustrimeve të tjera dhe shpalos qarqe të ndryshme të Ferrit që Dante e kalon me Virgilin në një prej imazheve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...