13 Nëntor 2016 - 15:02
Në të u përfshin 10 djem dhe vajza të reja, që kishin humbur baballarët në ditën famëkeqe të shtatorit të vitit 2001, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Të ulur në studion e televizionit, ata kanë folur në mënyrë prekëse për mënyrën sesi janë rritur duke u përballur me humbjen dhe mungesën e baballarëve të tyre.
Më kujtohet sesi e kam shikuar këtë homazh dhe kam menduar edhe për ata që nuk ishin përfshirë në emision dhe mënyrën sesi kjo ngjarje kishte pasur ndikim në jetën e tyre. 11 shtatori i viti 2001 ishte gjithashtu një ditë, masakra e së cilës në mënyrë të detajizuar e përfaqëson mënyrën sesi Amerika e sheh islamin.
Gjenerata e fëmijëve myslimanë amerikanë që janë rritur në hije të kësaj ngjarjeje, në njëfarë sensi të ndryshëm, por po aq përkatës, janë gjithashtu fëmijë të 11 shtatorit.
Memoari i Amani Al-Khatahbeh, me titull “Muslim Girl: A Coming Age” (Vajza myslimane: ardhja e një epoke) është një kronologji e asaj sesi këta “fëmijë të tjerë” të 11 shtatorit janë prekur nga mënyra sesi Amerika i ka shkrirë fjalët “mysliman” dhe “terrorist”. Është një pasqyrë që duhet ta ndriçojë dhe turpërojë secilin amerikan që e lexon atë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...