Presidentët amerikanë dhe kultura

13 Nëntor 2016 - 11:22      

Harry Truman dhe Richard Nixon kanë luajtur në piano e Bill Clintoni në saksofon. John F. Kennedy kërkoi nga poeti Robert Frost që të flasë në ceremoninë e tij inauguruese dhe kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë një numër të ansambleve të muzikës klasike.

Jimmy Carter gjatë mandatit si president shumë mëngjese i ka filluar duke dëgjuar për një orë e gjysmë kompozimet e Mozartit, përderisa në mbrëmje futej në botën muzikore të Richard Wagnerit dhe shkonte shpesh në teatër.

Theodor Roosevelt kishte ftuar pianistë e kompozitorë si Ferruccio Busoni dhe Ignacy Paderewski që të interpretonin në Shtëpinë e Bardhë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Gjatë kohës sa ai ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një artist opere ishte i rregullt në Shtëpinë e Bardhë.

Duke qenë të pasigurt në atë që bënin, zonja e parë Nancy Reagan i kishte sugjeruar bashkëshortit që të këshillohej me mikun e tyre, Frank Sinatra.

George H.W. Bush ka preferuar muzikën “country”. Në rini i preferuari i Barack Obamas ishte Stevie Wonder, përkatësisht lista e tij artistike që përfshinte edhe Marvin Gaye, Bruce Springsteen, Aretha Franklin dhe Kanye West... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...