Ylli në ngritje nga Kosova që po krahasohet me muzikantë botërorë

13 Nëntor 2016 - 09:35      

Muzika e Mimoza Hajdinit është një lloj meditimi i udhëtimit të saj jetësor dhe storieve imagjinative të nxjerra nga një spektër i gjerë i tingullit, duke u gërshetuar me ritme të muzikës elektronike, e të shkrira me pop e rock alternativ.

Përmes këtij gërshetimi te dëgjuesi krijon ndjenja kontradiktore e paradoksale në të njëjtën kohë. Ndonjëherë tingujt e saj jazz dhe eklektik me melodi që kanë prejardhje nga Evropa Lindore, rrezatojnë ndryshe, shkruan sot “Koha Ditore”. Tekstet e saj janë abstrakte, disa prej tyre të inspiruara nga letërsia.

Ajo tashmë është konsideruar si një yll në ngritje, si një përzierje e këngëtareve të njohura botërore: Björk, PJ Harvey e Kate Bush. Por rezultati final është tërësisht origjinal.

E lindur dhe e rritur në Prishtinë, Mimoza H (emri skenik) do të kalonte dy kontinente, do të jetonte në tri shtete, do të përjetonte luftën në Kosovë, periudhën e pasluftës e më pas do t’i duheshin edhe disa vite të tjera për të arritur ku është sot... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...