12 Nëntor 2016 - 15:10
Ai vetëm se i rindërtoi manastiret e vjetra të mbetura, objekte të vjetra e të panjohura të manastireve i ndërtoi dhe i bëri të mëdha e të pasura, shkruan Enver Rexha, në pjesën e tretë të serisë Historia e Kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullin XX, batuar në Koha Ditore.
Nga kjo arsye edhe në historiografinë tonë të vjetër dhe të re merret se ai ishte ndërtuesi i shumë manastireve. Më tutje është karakteristike se Milutini shumë më tepër manastire ngriti në territoret që nga Bizantinët i okupoi sesa në trevat e vjetra “serbe” (rashkase, E. R.), siç shkruan V.Markoviq në librin “Pravosllavno monashtvo i manastiri”. Milutini rindërtoi (rimëkëmbi – ripërtëriri) ”shumë manastire” të vjetra në vendet - trevat e tij të reja e të vjetra.
Disa nga këto “i ngriti nga e para”, ndërsa në disa të tjera “bëri vetëm disa meremetime – riparime sipërfaqësore”. Shumë nga këto manastire, sipas këtij autori, më pas i vihen atij si “themelues”. Kështu, për shembull, Nemanjëve iu përshkruhen shumë manastire të cilat nga ato janë larg më të vjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...