12 Nëntor 2016 - 15:07
Kur diskutohej për sezonin në vijim, shpesh dëgjoja fjalët: “Shpresoj se gjatë këtij viti do të bëni diçka të përshtatshme”. E konsideroja këtë si vërejtje ofenduese dhe gjithnjë më vinte të përgjigjesha, “Jo, në fakt po mendoja të bëja diçka tërësisht të papërshtatshme”.
Kurrë nuk e thosha këtë, sepse supozoja se nuk më ofendonin qëllimisht, por kjo pyetje nënkupton që unë mund t’i dëmtoja me qëllim fëmijët duke shfaqur ndonjë dramë për të cilën unë besoja se mund të ishte e papërshtatshme për ta, shkruan Matt Buchanan. Kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Natyrisht se do të bëj diçka që unë e konsideroj si të përshtatshme.
Ajo çfarë mendojnë në fakt njerëzit që thonë kështu është “shpresoj se ideja e të përshtatshmes është e njëjtë me të timen”. Dhe e vërteta është se kurrë nuk është kështu, sepse kurrë dy njerëz në planet nuk mendojnë për të njëjtën gjë kur thonë “përshtatshmëria për moshën”. Por e vërteta është se, në njëfarë mënyre, koncepti im për çfarë është dhe çfarë nuk është e përshtatshme për publikun tim prej të rinjsh, dallon madje edhe nga botëkuptimi mbizotërues në shumicën e vendeve. Është interesante se, edhe pse prirem që në përgjithësi të jem person mjaft liberal, unë nuk jam më shumë tolerant sesa një person i zakonshëm. Ka shumë drama që unë do t’i konsideroja “të papërshtatshme” për një grup me moshë të caktuar, të cilat shumë njerëz nuk do t’i kishin konsideruar të tilla.
Sidoqoftë, me siguri ka po aq të tjera që do t’i konsideroja të papëlqyeshme, ndërkohë që të tjerët do të mund t’i konsideronin të padëmshme. Pa supozuar ta kem thënë fjalën e fundit për këtë temë, unë mëtoj në vijim që të diskutoj nga pozita ime për atë se çfarë është e përshtatshme për ta shikuar fëmijët. Në shkrimet e mia dhe në dramat që i fus në repertorin për publikun e të rinjve, unë gjithsesi veproj si shumë më konservativ se që në fakt jam, pasi që di mjaft mirë t’i shmangem materialit që do të shkaktonte kundërshti të tepruara, edhe në qoftë se unë personalisht mendoj se është i padëmshëm. Sidoqoftë, unë besoj se çka do që unë mund të bëj për të ndryshuar në mënyrë të pranueshme perceptimin e bashkësisë dhe të përmirësoj cilësinë e veprave për fëmijë, e vlen të bëhet. (Dhe s’është gjë po të shtyhen paksa kufijtë, me kusht që të mos teprohet). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...