Tri dekadat e “Dodonës”

12 Nëntor 2016 - 11:19      

Mesdita e së premtes është e qetë në teatrin Dodona, teksa atë e prishë zhurma e një fshesë elektrike.

Përpos pastruesve, një rojtari dhe menaxherit nuk është askush tjetër, shkruan sot Koha Ditore. Aktori Avni Hoti i bashkëngjitet atyre në bufe.

Në muret e saj qëndrojnë të varura fotografi të realizuara gjatë e pas shfaqjeve ndër vite. Mbizotërojnë ato të viteve ’90.

Një poster i shfaqjes “Profesor jam talent se jo mahi”, qëndron në ballë të bufesë. Komedia me regji të Faruk Begollit që në këtë teatër ishte dhënë më 1992 kishte bërë goxha emër. Pikërisht në këtë vit edhe Begolli i është bashkuar skenës së Dodonës.

Me një çantë të zezë në dorë, menaxheri Valdet Rama me të hyrë në Teatër interesohet është pastruar hapësira. Ai është ndër të parët që ka nisur punën në këtë institucion.

Me propozim të aktorit dhe regjisorit tashmë të ndjerëm, Ismail Ymeri, teatri mori emrin “Dodona”, teatër nga koha antike, i shtrirë në jug-perëndim të Janinës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...