12 Nëntor 2016 - 09:55
Më poshtë është vetëm një pjesë nga kjo intervistë:
Spiegel: Demokracia është thjesht një term kolektiv që mund të përfshijë koncepte shumë të ndryshme. Pyetja është nëse një transformim i kësaj forme politike është ende i mundur. Pas vitit 1945 ju keni shprehur mendimet tuaja mbi aspiratat politike të botës perëndimore dhe në këtë proces ju keni folur për demokracinë, për shprehjen politike të botëkuptimit të krishterë dhe gjithashtu për shtetin kushtetues – dhe ju i keni quajtur të gjitha këto aspiartat e “gjysmave“.
Heidegger: Së pari më lejoni t’ju pyes ku kam folur për demokracinë dhe të gjitha gjërat e tjera që përmendët? Unë me të vërtetë do t’i përshkruaja ato si gjysma sepse unë nuk mendoj se ato janë përballur me të vërtetë me botën teknologjike. Mendoj që prapa tyre është një ide që teknologjia në thelbin e saj është diçka që qeniet njerëzore e kanë nën kontroll. Për mendimin tim kjo nuk është e mundur. Teknologjia në thelb të saj është diçka që qeniet njerëzore nuk mund ta zotërojnë duke u akorduar mes tyre.
Spiegel: Cila nga prirjet politike që sapo përshkruat konsideroni të jetë më e përshtatshmja për kohën tonë?
Heidegger: Atë unë nuk e shoh. Por unë shoh një pyetje vendimtare këtu. Së pari ne duhet sqaruar e çfarë kuptojmë me “e përshtatshme për kohën tonë“, për çfarë kohe po mendojmë këtu. Është edhe më e rëndësishme të pyesim nëse përshtatshmëria për kohën tonë është masa për të “vërtetën e brendshme“ të veprimeve të njeriut, apo nëse “të menduarit dhe të shkruarit poezi“ pavarësisht nga të gjitha kundërshtitë e kësaj fraze, nuk janë veprimet që më së shumti na ofrojnë me një masë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...