11 Nëntor 2016 - 14:45
Në vazhdim, Deklarata e plotë e punëtorëve të TKK-së
Të nderuar gazetarë dhe redaktorë të redaksive të kulturës,
Përmes kësaj deklarate drejtuar MKRS-së, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Drejtues si dhe menaxhmentit të TKK-së dhe opinionit publik dëshirojmë ta bëjmë të qartë distancimin tonë nga të gjitha deklaratat e dhëna në emrin e punëtorëve të TKK-së nga Kryesia e Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, anëtarë të së cilës kemi qenë deri tani. Qëndrimet manipulative dhe individuale të dy personave të Kryesisë, të bëra publike kohëve të fundit, nuk përfaqësojnë qëndrimet, mendimet, nevojat dhe kërkesat tona si punëtorë të TKK-së, andaj përmes kësaj deklarate ne ju bëjmë me dije se nuk jemi më pjesë e kësaj shoqate. Njëherësh, kërkojmë falje publike për të gjithë të dëmtuarit nga deklaratat e individëve që janë thirrur në emrin tonë pa pëlqimin dhe dijeninë tonë.
Bashkangjitur gjeni deklaratën me emrat dhe nënshkrimet tona, - përfundon Deklarata e Punëtorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...