“Daullet e Rezistencës” shfaqet në Hagë dhe Beograd

11 Nëntor 2016 - 13:17      

Pas premierës së suksesshme kombëtare në DokuFest, ku u shpërblye me mirënjohjen speciale “Balkan Neë Comer” dhe pas premierës ndërkombëtare që pati në Festivalin e Filmit në Sarajevë, “Daullet e Rezistencës” vazhdon rrugëtimin edhe në dy festivale të tjera.

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se “Daullet e Rezistencës” do të shfaqet edhe në Hagë, sot dhe të dielën, në festivalin “Eastern Neighbors Film Festival”, kurse të martën shfaqet në Free Zone Festival në Beograd.

“Filmi ‘Daullet e Rezistencës’ me skenar dhe regji nga Mathieu Jouffre dhe producente dhe bashkëskenariste Besa Luci, rrëfen për atë se si një shoqëri dhe realiteti paralel ishin ndërtuar në Kosovë gjatë viteve 1990. Ai shfaq mënyrën si segregacioni dhe aparteidi u bënë normë e asaj kohe. Filmi eksploron historitë e mësimdhënies nëpër shkolla, bodrume, banesa private, dyqane dhe shumë hapësira të tjera të kthyera në objekte shkollore. Është tregim mbi angazhimin shoqëror e civil si dhe aktivizmin në Kosovë që fuqizoi dhe mundësoi që jeta publike e shqiptarëve të marrë formë”, thuhet në komunikatë.

Ky film përcjellët me muzikën origjinale të shkruar dhe performuar nga Liburn Jupolli.

Eastern Neighbors Film Festival (ENFF) shfaq filmat më të mirë të kohëve të fundit nga Evropa Lindore dhe Juglindore, kryesisht nga vendet që ende nuk janë anëtarë të familjes së madhe të BE-së.
Në këtë festival do të shfaqen edhe tre filma të tjerë të mbështetur nga QKK, siç janë: filmi ‘Babai’ nga Visar Morina, ‘Shok’ nga Jamie Donoughue dhe filmi ‘Të Pafajshmit’ nga Amir Vitija duke dhënë kështu një pasqyrë të Kosovës me katër filmat që do të shfaqen aty.

Në ndërkohë me datën 15 nëntor ‘Daullet e Rezistencës’ do të shfaqet në konkurrencën rajonale në Free Zone Festival në Beograd.

Ky film është realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Culture For all – Phase III, Fondacionit Hearterfact, dhe Komunës së Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...