“Ndalohet të mos prekësh”, projekt për fëmijët me probleme shikimi

11 Nëntor 2016 - 09:06      

Tiranë, 11 nëntor – “Ndalohet të mos prekësh¨, është projekti i cili krijon mundësinë që fëmijët me probleme shikimi të prekin objektet në Muzeun Kombëtar.

Kjo është një nga veprimtaritë e suksesshme në bashkëpunimet midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, në Tiranë.

Një grup i nxënësve nga Instituti “Ramazan Kabashi”, të pajisur me doreza të dhënë nga stafi i Muzeut Historik Kombëtar, mundën të prekin objekte origjinale të ekspozuara nëpër pavijonet e muzeut. Prekja dhe dhënia e përshkrimit historik i këtyre objekteve u arrit me ndihmën e specialistit të Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve në muze. Objektet e paracaktuara për t’u prekur ishin të siguruara, fiksuara, në lartësinë e duhur dhe të sigurta për dëmtime të mundshme.

Veprimtaria u realizua me mbështetjen dhe këmbënguljen e vazhdueshme të Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi.

Fëmijët me aftësi të kufizuar në shikim arritën të përjetojnë botën me anë të duarve të tyre. Në të njëjtën kohë, aftësia për të prekur dhe për të ndjerë objektet origjinale të caktuara, është një mënyrë e re dhe e shkëlqyer për të dhënë qytetërimin e lashtë shqiptar.
Vizitat në muze do të vijojnë çdo ditë të enjte nga nxënësit me aftësi të kufizuar në shikim, në dëgjim dhe me aftësi të kufizuara të llojeve te tjera. Muzeu Historik Kombëtar është kthyer në konceptin e prekjes dhe ka filluar të shqyrtojnë të gjitha ekspozitat bazuar tek fakti i të prekurit.

Muzeu Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithëpërfshirës, i arritshëm dhe pozitive për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...