Fjalori ”Shqip-Suedisht”, tashmë pjesë e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar

11 Nëntor 2016 - 09:04      

Tiranë, 11 nëntor – Sadulla Zeneli – Daja, i dhuron Muzeut Kombëtar punën e tij madhore, një fjalor 35 mijë fjalësh Shqip-Suedisht. Në gjithë botën skandinave, ai njihet thjesht dhe shkurt si “Daja”, transmeton ATSH dhe sqaron se emri i tij i vërtetë është Sadulla Zeneli.

Me 15 libra të botuara në prozë e poezi, Sadulla Zeneli njihet dhe si hartuesi i disa fjalorëve ku më i rëndësishmi është ai “Shqip-Suedisht” me 35 mijë fjalë. Këtë vepër madhore, por dhe shumë të tjera nga krijimtaria e tij, Sadulla Zeneli ia dhuroi dhe bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar.

Personaliteti i madh shqiptar në botën skandinave, u prit nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi. Mes tyre u zhvillua një bisedë miqësore, ku drejtori Labi vlerësoi jo vetëm dhuratën e “Dajës”, por dhe krijimtarinë e tij në përgjithësi dhe kontributin në çështjen shqiptare.

“Fjalor Shqip–Suedisht”, është një studim që i ka kushtuar më shumë se 8 vite pune autorit. Fjalori përmban fjalë dhe shprehje të leksikut të përgjithshëm dhe të veçantë të gjuhës shqipe me përkthimet përkatëse në gjuhën suedeze. Fjalori përmban 35 000 fjalë të ligjërimit të përditshëm, të cilat janë pajisur edhe me sqarime të nevojshme të shpërndara në 1512 faqe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...