Dy artiste nga Kosova, mes refugjatëve që kontribuuan për artin britanik

11 Nëntor 2016 - 12:04      

Londër, 11 nëntor – Dy artiste nga Kosova, njëra këngëtare e tjetra artiste konceptuale, janë bërë pjesë e një liste që përmbledh emra të refugjatëve të suksesshëm që kanë kontribuuar në fushën e artit dhe të kulturës në Britani të Madhe.

Rita Ora dhe Alketa Xhafa-Mripa janë bërë pjesë e listës së hartuar nga “Traceproject”, transmeton sot “Koha Ditore”. E para bashkë me familjen do të shpërngulej në Londër në moshën 1-vjeçare në vitin 1991, ndërsa tjetra do ta linte vendlindjen në vitin 1997 për të ndjekur studimet për art. Që nga ajo kohë që të dyja kanë marrë nënshtetësinë britanike dhe tashmë konsiderohen si shembuj suksesi për shkak të arritjeve të tyre.

“Trace...” shpalos histori të patreguara nëpërmjet prizmit të artit, kulturës dhe kreativitetit për njerëzit që u shpërngulën në Britani prej vitit 1933 deri më vitin 2012.

“Alketa Xhafa-Mripa e lindur në Kosovë është artiste konceptuale dhe aktiviste, puna e së cilës bazohet në çështje për të drejta të njeriut, duke përfshinë edhe lirinë e gruas”, shkruhet për artisten e cila vitin e kaluar bëri bujë në mbarë botën me instalacionin e saj që zuri vend në stadiumin e Prishtinës. Xhafa-Mripa mblodhi mijëra fustane, të cilat i vari në tel të rrobave, dhe ua dedikoi të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ekspozita “Mendoj për ty” ishte hapur më 12 qershor, në 16 - vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s pas bombardimeve tremujore. Shumë figura të rëndësishme u bënë pjesë e kësaj kampanje duke dhuruar fustane për gratë e dhunuara.
Mes tyre ishte edhe Rita Ora, e cila nga “Traceproject” përshkruhet si “këngëtare, tekstshkruese dhe aktore britanike e lindur në Kosovë, e cila në vitin 2012 ka pasur më së shumti këngë në vendin e parë në top listat britanike”.
Vitin e kaluar ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i ndau medaljen presidenciale “Ambasadore Nderi” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...