BE-ja kritikon mosndëshkimin e shkatërruesve të trashëgimisë kulturore

11 Nëntor 2016 - 10:01      

Prishtinë, 11 nëntor - Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, mosndëshkimi i atyre që kanë pasur dorë në këtë gjë, degradimi Qendrës Historike të Prizrenit, përmirësimi i bashkëpunimit të Qeverisë me Kishën ortodokse serbe dhe plotësimi i Ligjit për trashëgimi kulturore, janë vërejtjet kryesore që paraqiten në Raportin e Progresit për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti, i miratuar nga Këshilli i Evropës të mërkurën e kësaj jave, adreson një sërë problemesh në fushën e trashëgimisë kulturore dhe jep rekomandime sesi duhet të veprohet në të ardhmen.
Sa i përket kësaj fushe, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala, ka thënë se është duke u bërë progres. E nga ana tjetër, për shoqërinë civile, raporti e pasqyron saktë gjendjen në trashëgiminë kulturore në vend.

“Incidentet e shkatërrimit ilegal të trashëgimisë kulturore kanë vazhduar dhe sanksionet kundër kryerësve nuk janë zbatuar”, shkruhet në Raport.

“Përmirësimi i komunikimit me klerikët rezidentë në Kishën ortodokse serbe mbetet një sfidë. Autoritetet e Kosovës kanë filluar që të adoptojnë legjislacionin për të përfshirë të gjitha dispozitat thelbësore të Aneksit 5 të Pakos së Ahtisarit, sa i përket menaxhimit dhe mbrojtjes se trashëgimisë fetare e kulturore serbe në Kosovë”, shkruhet në Raport (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...