“Pa titull” vlerësohet për fuqinë artistike në garën e artistëve të rinj

11 Nëntor 2016 - 08:42      

Prishtinë, 11 nëntor – Stoli i drunjtë gjysmë i djegur mëton të përçojë mesazhin për jetën e përditshme dhe problemet sociale me të cilat përballet Kosova.

Ky instilacion i emërtuar “Pa titull” i artistit Agron Blakçori u zgjodh fitues në edicionin e parë të ekspozitës “Artistët e rinj”, të cilin e organizon Galeria Kombëtare e Kosovës. Blakçori është fitues i çmimit që kap vlerën prej 10 mijë eurosh me të cilat ai do të shkojë në një rezidencë artistike në Evropë.

Blakçori bashkë me Jetullah Sylejmanin, Luan Bajraktarin, Bujar Sylejmanin dhe grupin “Haveit” ishin pesë finalistët e përzgjedhur nga 29 sa kishin konkurruar. Juria e përbërë nga artistët Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi, të enjten, në ceremoninë që zuri vend në GKK, shpalli emrin e fituesit. “Fuqia” dhe “angazhimi i veprës” janë arsyet që juria përzgjodhi instilacionin e Blakçorit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...