10 Nëntor 2016 - 19:47
Ky është romani i parë humoristik, i cili është i shkruar në dialektin gegë. Talush Efendia ishte një njeri që gjithë jetën e tij e kaloi duke jetuar në kurriz të të tjerëve.
I përkëdhelur nga rrethi, Talushi paraqet më së miri jetën e një të riu, i cili ashtu siç është vetë, edhe jeton i rrethuar nga njerëz të interesit e qejfit. Kjo është paraqitur më së miri në romanin e parë satirik të Zekeria Rexhës, i cili për herë të parë qe botuar në vitet ‘50.
Libri u vlerësua të jetë i një rëndësie të veçantë jo vetëm letrare. Ai është i pasur me një terminologji gjuhësore të fjalëve të përdorura vetëm në të folurën e gjakovarëve, po ashtu me frazeologji e proverba të kësaj ane.
I biri i Zekerias, Kelmend Rexha, ka thënë se megjithatë "Talush Efendia" nuk është veç një personazh i Gjakovës, por personat e tillë mund t’i hasësh në gjithë Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...