10 Nëntor 2016 - 11:01
Me një kërkesë të tillë i janë adresuar Komisionit të Kuvendit për Buxhet dhe Financa. Kërkesa e tyre është shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.
Kryetari i Komisionit, deputeti Naser Osmani, ka thënë se Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka kërkuar rritje pagash. Sipas tij, duhet të caktohen kompensime dhe jo paga.
“Neni i propozuar është që për kryetarin kompensimi mujor të jetë 800 euro, për nënkryetarin 700 dhe për anëtarët të jetë 600 euro”, ka thënë Osmani. Sipas tij, anëtarët e KKTK-së kanë kërkuar pagë mujore prej 1 mijë e 400 eurosh për kryetarin, për nënkryetarin 1 mijë 200 dhe për anëtarët nga 1 mijë e 100
Kryesisë së Kuvendit i është propozuar që kryetari i KKTK-së të ketë pagë 800 euro në muaj, nënkryetari 700, përderisa anëtarët e tjerë nga 600. Anëtarët e KKTK-së janë: Shafi Gashi, njëherësh kryetar i këtij institucioni, Filjko Jovanoviq, Arjeta Miftari, Bego Kululleri, Visar Haxhibeqiri, Florim Isufi e Dorintinë Matoshin (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...