Sopi reagon ndaj akuzave për shantazh

9 Nëntor 2016 - 19:00      

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, ka reaguar pas deklaratave nga Shoqata Sindikale e TKK-së se ai po bën shantazhe për të mos reaguar për angazhimin e regjisorëve nga Maqedonia.

Sopi ka mohuar se ka kërcënuar dikën dhe për KTV-në ka thënë se ka kërkuar nga të tjerët që të mos përzihen në çështjet që nuk u takojnë.

Sindikalistët e Teatrit Kombëtar akuzojnë menaxhmentin për shantazh ndaj tyre

“Nuk është e vërtetë që i kam kërcënuar. Kam shkuar dhe kam thënë që nuk është në kompetencat e tyre që të përzihen në punët e menaxhmentit të TKK-së, por të bëjnë punën që u takon, sepse jemi ne ata që vendosim se cilët regjisorë duhet të vijnë në teatër. Ne ligj, politikat artistike i bën drejtori artistik dhe këshilli drejtues i TKK-së. Nuk munden aktorët dhe punëtoret e tjerë të ankohen veç e veç për pakënaqësitë që i kanë sepse janë aty për të punuar, e këtë të fundit te ta nuk e shoh që 10vjet. Kam kërkuar që njëherë të shoh punën e tyre e më pas të merren me ankesa” ka thënë Sopi.

Shoqata Sindikale e TKK-së sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku ka shpalosur kërkesat dhe shqetësimet e saj për ngjarjet në Teatrin Kombëtar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...